Verërat
Do të gjeni këtu prodhimin aktual. Sasitë janë të kufizuara dhe disa etiketa mbarojnë para vjeljes tjetër — nuk blejmë rrush nga jashtë për të mbushur boshllëqet.
Puls 2025, i bardhë
Fermentim në enë betoni, pa kalim në dru. Lule bajameje dhe dardhë e gjelbër, aciditet i drejtë. 12,5% vol. Prodhuar 6 400 shishe.
Shesh i bardhë 2024
Gjashtë muaj mbi të ligat, një e treta në fuçi të përdorur. Më i plotë se Pulsi, me notë mjalti në fund. 13% vol. 4 900 shishe.
Shesh i zi 2023
Katërmbëdhjetë muaj në fuçi lisi 500 litra. Qershi e zezë, piper dhe tanina të buta. Pi tani ose deri në 2030. 13,5% vol. 5 200 shishe.
Vlosh 2023
Varietet i vjetër i jugut, i rrallë sot. Ngjyrë e ndritur, kumbull e kuqe dhe erëza. Vetëm 1 800 shishe. 13% vol.
Ku shiten
Në kantinë, në disa restorante në Berat dhe Tiranë, dhe me porosi për brenda vendit. Për sasi mbi dymbëdhjetë shishe shkruani në pritja@al34.safeeclipse.online.