Një kantinë familjare, jo një fabrikë
Vreshtat tona shtrihen mbi fshatin Roshnik, në lartësi 480 deri 620 metra. Toka është gëlqerore dhe e veshtër për të punuar me makineri, prandaj vjelja bëhet ende me dorë, në kuti të vogla nga tetëmbëdhjetë kilogramë.
Familja jonë ka mbjellë këtu që nga viti 1974, por kantina e sotme është e vitit 2008. Prodhojmë rreth tridhjetë mijë shishe në vit — sa mund të ndjekim vetë nga vreshti deri te etiketa.
Punojmë me katër varietete vendase: Puls, Shesh i bardhë, Shesh i zi dhe Vlosh. Nuk kemi shtuar varietete ndërkombëtare, sepse ato që kemi japin më shumë se sa mund të nxjerrim prej tyre.




